RRETH NESH
ÇFARË
OFROJMË?

Misioni i Taflay System është t’u ofrojë klientëve produkte të cilësisë së lartë të të gjitha llojeve që kanë të bëjnë me punime alumini dhe PVC.
Parimi themelor i Taflay System është që produktet tona të jenë sa më efikase duke përdorur si lëndë të parë vetëm produkte të kualitetit të lartë të prodhuesve europian, duke siguruar që produkti ynë final të jetë i një cilësie të pakrahasueshme në tregun local.
Ne synojmë cilësinë e kombinuar me dizajne të reja dhe shërbime të plota në funksion të kënaqshmerisë së klientëve. Ne jemi të angazhuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë siguri, komoditet, lehtësi në përdorim dhe mirëmbajtje, njëkohesisht duke kontribuar në ruajtjen e ambientit.
Çdo gjë që ne bëjmë, lidhet me dëshirën për t’u shërbyer klientëve tanë në mënyrën më të mirë që njohim. Ne besojme se shërbimi i vërtetë është “jetëgjatë” dhe i vazhdueshem dhe si të tillë e shohim dhe marrëdhënien me ju.
Te Taflay, ju do gjeni siguri dhe mbështetje për çdo kërkesë/nevojë tuajën!