Taflay System

Misioni i Taflay System është tu ofrojë klientëve produkte të cilësisë së lartë të të gjitha llojeve që kanë të bëjnë me punime alumini dhe PVC.

Parimi themelor i Taflay System është që produktet tona të jenë sa më efikase duke përdorur si lëndë të parë vetëm produkte të kualitetit të lartë të prodhuesve europian, duke siguruar që produkti ynë final të jetë i një cilësie të pakrahasueshme në tregun lokal. 

Ne synojmë cilësinë e kombinuar me dizajne të reja dhe shërbime të plota në funksion të kënaqshmërisë së klientëve. Ne jemi të angazhuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrojnë siguri, komoditet, lehtësi në përdorim dhe mirëmbajtje, njëkohësisht duke kontribuar në ruajtjen e ambientit.

Çdo gjë që ne bëjmë, lidhet me dëshirën për tu shërbyer klientëve tanë në mënyrën më të mirë që njohim. Ne besojmë se shërbimi i vërtetë është “jetëgjatë” dhe i vazhdueshëm, dhe si të tillë e shohim edhe marrëdhënien me ju.

Te Taflay ju do të gjeni siguri dhe mbështetje për çdo kërkesë/nevojë tuajën!